Studentët prezantojnë aplikacionet e tyre para bizneseve në fushën e IT-së

Teknologji

Studentët prezantojnë aplikacionet e tyre para bizneseve në fushën e IT-së

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:38
Studentët e kolegjit

Studentët e kolegjit Riinvest kanë zhvilluar aplikacione në web, të cilat i kanë prezantuar të enjten në kuadër të lëndës për projektet e IT-së.

Në prezantimin e aplikacioneve, rektorja e kolegjit, dhe profesori i lëndës, treguan se qëllimi i këtij projekti është komunikimi i studentëve me përdoruesit e aplikacioneve dhe tregimi i njohurive që kanë nxënësit për shkencat kompjuterike.

Studentët Rudina Krasniqi dhe Lorik Manaj, kanë zhvilluar një aplikacion i cili mundëson digjitalizimin e plotë të formularëve të PAP testeve për nënat dhe gratë mbi moshën 40 vjeç.

Aplikacioni ofron saktësi të rezultateve dhe raportim efikas për PAP testet për secilën grua të regjistruar në sistem.

Aplikacioni do të përdoret nga QKMF në Prishtinë, Mitrovicë dhe Instituti Patologjik në QKU.

Aplikacioni në fjalë është zhvilluar me kërkesën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Rektorja e kolegjit Riinvest, Bardha Qirezi, para studentëve foli për rëndësinë e shkencave kompjuterike dhe aplikacionit të zhvilluar nga studentët.

Qirezi: Qëllimi është që studentët të dinë të komunikojnë me bizneset

“Çka është më e rëndësishme, është komunikimi dhe vet këto prezantime sot e kanë atë qëllim që studentët të dinë të komunikojnë me ata që përdorin këto aplikacione, me bizneset, dhe të zhvillojnë po ashtu aftësitë e rrjetëzimit me këto biznese”, tha ajo.

E profesori Astrit Desku tha se qëllimi i kësaj ngjarje është edhe të tregohen aftësitë e studentëve që kanë në shkenca kompjuterike.

Desku: Projekti tregon aftësitë e nxënësve në shkenca kompjuterike

“Qëllim i kësaj ngjarje përveç rrjetëzimit që Kolegji Riinvest e ka traditë, rrjetëzimi me bizneset ka për qëllim edhe me tregu aftësitë e studentëve tanë në shkenca kompjuterike, përkatësisht punën e tyre në kuadër të një lënde, që në kuadër të sylabusit i themi ‘Projektet e IT 2’, me të cilën lëndë nga studentët kërkohet që gjatë kësaj lënde të zhvillojnë një aplikacion në web duke filluar nga marrja e kërkesave e deri të instalimi i atij aplikacioni dhe përdorimi i tij nga shfrytëzuesit”, tha ai.

“Kusa online membership applications” është një tjetër aplikacion i zhvilluar nga studentët Fisnik Maloku dhe Bleron Rrustemi.

Aplikacioni mundëson digjitalizimin e plotë të proceseve që ndërlidhen me anëtarësimin dhe rrjetëzimin e anëtarëve në KUSA.

Gjithashtu, aplikacion kanë zhvilluar edhe Erëza Hajrizaj dhe Ebrar Dushullovci. Aplikacioni “Ebisoft” mndëson menaxhimin e përmbajtjes së web sajtit në formë plotësisht dinamike.

Ndërsa Arianit Gërqina dhe Lis Hoxha kanë zhvilluar aplikacionin Noti” i cili memundëson digjitalizimin e plotë të meanxhimit të garave të për notuesit brenda një klubi dhe në përgjithësi klubet në kuadër të fedeatës së notit.

E Drilon Ahmetaj, Lorik Vitija dhe Erti Beselica kan ë zhvilluar aplikacionin “Bleje tëndën”, i cili është zhvilluar në kuadër të fushatës 100 për qind prodhim vendor, për të përkrahur prodhuesit vendor.

Aplikacioni mundëson paraqitjen e alterativave të prodhimeve vendore kundrejt një prodhimi të huaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat