Google fton që të merren përditësimet e Chrome

Teknologji

Google fton që të merren përditësimet e Chrome

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:33
Chrome

Ekipi i sigurisë së Google ka ftuar përdoruesit e Chrome që të marrin menjëherë përditësimet e reja të këtij programi nëse nuk duan që të hakohet sistemi i tyre.

Hakerët kanë arritur të shmangin sistemin e sigurisë duke gjetur “hallkën më të dobët” të versionit desktop të Chrome përpara se edhe kompania ta kuptonte për këtë dobësi.

Kjo do të thotë se Chrome ka qenë “në mënyrë aktive nën sulm” përpara se Google të krijonte përditësime që e rregullojnë këtë problem.

Nëse përdoruesit nuk e marrin këtë përditësim, atëherë ata do të jenë në rrezik që kompjuteri i tyre të hakohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat