10 milionë dollarë në vit për sigurinë e Zuckerberg

Teknologji

10 milionë dollarë në vit për sigurinë e Zuckerberg

Më: 9 mars 2019 Në ora: 08:01
Mark Zuckerberg

Kërcënimet ndaj Mark Zuckerberg janë shtuar kohët e fundit dhe Facebook duket e shqetësuar.

Disa prej skandaleve të këtij rrjeti social që kanë të bëjnë me të dhënat personale sollën pakënaqësi tek njerëzit, të cilët mllefin e tyre më së shumti e shprehin ndaj shefit të Facebook.

Mirëpo, Facebook ka ndarë një buxhet prej 10 milionë dollarësh në vit për sigurinë e Zuckerberg.

Një ekip prej 70 personash i udhëhequr nga ish-agjenti sekret amerikan, Jill Leavens Jones, kujdesen për sigurinë e shefit të Facebook.

Po ashtu, Business Insider, raportoi se ka edhe një tunel poshtë parkingut të Zuckerberg që i mundëson daljen në raste emergjente, ka një dhomë konference ngjit me zyrën e tij e cila është e ngritur me xhama antiplumb si dhe janë ndërmarrë edhe masa të tjera sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat