Snapchat do të lansojë platformën e lojërave muajin e ardhshëm

Teknologji

Snapchat do të lansojë platformën e lojërave muajin e ardhshëm

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:04
Snapchat

Kompania amë e Snapchat, Snap Inc, planifikon të njoftojë platformën e saj të lojrave për zhvilluesit muajin tjetër, shërbimi i lajmeve online Cheddar raportoi të premten, duke cituar një person të afërt me këtë çështje.

Aksionet e kompanisë u rritën gati 3 për qind së fundmi.

Platforma, e koduar me emrin “Project Cognac”, do të shfaqë një numër lojërash nga zhvilluesit e jashtëm të dizajnuar për të punuar posaçërisht në aplikacionin Snapchat.

Iniciativa e re e lojrave do të lansohet në samitin e parë të Snap për partnerët zhvillues, në Los Anxhelos më 4 prill.

Faqja e internetit të lajmeve teknologjike The Information fillimisht raportoi se Snap po punonte në një platformë të lojërave, në qershor 2018. Snap nuk pranoi të komentonte mbi raportin e Cheddar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat