A është teknologjia 5G e sigurt?

Teknologji

A është teknologjia 5G e sigurt?

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Kohët e fundit flitet shumë për rrjetin 5G, standardin super të shpejtë të komunikimit mobil të gjeneratës së pestë që ofron përfitime të mëdha për përdoruesit e biznesit dhe privat.

Megjithatë, a është teknologjia e re plotësisht e sigurt? Çfarë lloj rrezatimi përdor rrjeti 5G dhe në çfarë mënyre mund të ndikojë në një person? Studime të shumta kanë studiuar efektet dhe pasojat e tij.

"Është vërtetuar qartë se fushat me frekuencë të lartë kanë një efekt termik. Këtë e dimë qysh nga mikrovalët," tha Sara Drysen nga Qendra Kërkimore për Përputhshmërinë e Sistemit Elektromagnetik dhe Mjedisit të Universitetit Gjerman të Aachen.

Megjithatë, ky efekt është shumë më i ulët në komunikimin mobil. Për të shmangur dëmtimin e shëndetit, telefoni mobil duhet të rrezatojë më pak se dy vat për kilogram. Kjo njihet si vlera SAR -norma e absorbimit specifik. Si gjendet vlera SAR në pajisje?

Në çdo telefon të mençur mund të gjenden dy vlera: së pari, kur e mbajmë telefonin mobil në vesh gjatë bisedave dhe kur qëndron, për shembull, në xhep. Këto vlera gjenden në manualet për përdorimin e telefonave celularë.

Si pajisje me nivele të ulëta rrezatimi, klasifikohen pajisjet që kanë një vlerë SAR më të vogël se 0,6.

A mund të konsiderohet rrezatimi i telefonit mobil si kancerogjen?

Në këtë drejtim nuk ka pajtim. Gunde Ziegelberger nga Departamenti gjerman për mbrojtje nga rrezatimi (BfS) thotë se nuk ka fakte se rrezatimi i telefonave mobilë në pajtim me standardet ndërkombëtare mund të shkaktojë kancer.

Si të mbrohemi nga rrezatimi?

Ekspertët rekomandojnë të mbajmë pajisjet sa më larg nga koka, të përdoren dëgjuese dhe të bisedohet përmes mikrofonit të hapur.

Çfarë efekti do të ketë zgjerimi i rrjetit 5G?

"Pritet që 5G do të shkaktojë një rritje në ekspozimin me forcë ndaj rrezatimit", paralajmëroi Ministria Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës (BUND), pasi do të instalohen disa transmetues, por me më pak fuqi transmetimi sesa gjeneratat e mëparshme.

Nga ana tjetër, transmetuesit do të jenë më afër vendeve të banimit dhe punës.

"Është e vështirë të parashikohet në momentin se si kjo do të ndikojë në sasinë e rrezatimit që një individ është i ekspozuar", tha Ziegelberger.

Arsyeja për këtë është se vargu i frekuencës 5G krahasuar me frekuencat më të ulëta ende nuk është hulumtuar mjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat