Intel do të lansojë procesorët e gjeneratës së 9-të, para korrikut

Teknologji

Intel do të lansojë procesorët e gjeneratës së 9-të, para korrikut

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:12
Intel

Intel ka njoftuar në konferencën e zhvilluesve të lojërave se do të lansoj procesorët gjeneratës 9-të Intel Core të serisë H, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Formacioni do të përfshijë procesorin e ri Intel Core i9. Thuhet se kjo linjë e re e procesorëve të lëvizshëm me performancë të lartë do të “fuqizojë laptopët ekskluziv për lojtarët”.

Një zëdhënës i kompanisë shtoi se këta përpunues të ardhshëm bazohen në arkitekturën më të vjetër 14nm Coffee Lake.

Këta procesorë do të ofrojnë një performancë të konsiderueshme edhe për krijuesit, të cilët duhet të bëjnë programe të rënda, të cilat përfshijnë softuer të redaktimit të fotografive dhe videove.

Intel ka dhënë më shumë qartësi rreth asaj se kur mund të presim që procesorët e ri të mbërrijnë.

Kompania kishte thënë më parë se po synonte një lansim gjatë tremujorit të dytë.

Kjo u përmend edhe gjatë prezantimit të kompanisë CES 2019 më parë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat