Tjetër skandal, ja kush mund ta lexojë fjalëkalimin tuaj në Facebook

Teknologji

Tjetër skandal, ja kush mund ta lexojë fjalëkalimin tuaj në Facebook

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Facebook ka njoftuar qindra miliona përdorues se fjalëkalimet e tyre janë ruajtur në bazën e të dhënave nga kompania me tekst, duke vënë kështu sigurinë e shumë llogarive në rrezik.

Fjalëkalimet zakonisht maskohen në një format të palexueshëm, por rrjeti social ka pranuar se qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram mund të jenë prekur nga gabimi.

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Brian Krebs, fjalëkalimet mund të lexoheshin nga mijëra punonjës të Facebook-it, në disa raste mund të lexoheshin dhe fjalëkalime që datonin që në vitin 2012.

Facebook thotë se një hetim i vazhdueshëm deri më tani nuk ka gjetur ndonjë indikacion se punonjësit kanë keqpërdorur aksesin ndaj këtyre të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat