Xiaomi pritet të lansojë laptop të ri 12.5-inç nesër

Teknologji

Xiaomi pritet të lansojë laptop të ri 12.5-inç nesër

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:11
Xiaomi

Laptopi i ri 12.5-inç Mi Notebook Air i Xiaomit duket se do të përditësohet në ditët e ardhshme, thuhet në një poster të publikuar nga llogaria zyrtare e divizionit të laptopëve të kësaj kompanie të njohur kineze të teknologjisë.

Posteri është pothuajse i paqartë, por ka një datë - 26 marsi është data kur diçka do të ndodhë. Në fotografinë që gjendet në postim ka një peshore që tregon 1.07 kilogramë, peshën e modelit aktual të laptopit. Gjithashtu, duket se në poster shkruan: “Cila është pesha perfekte?”, duke lërë të kuptohet se modeli i përditësuar do të peshojë më pak se 1.07 kg.

Modeli aktual ka ekran 12.5-inç FullHD, procesor Intel Core m3-7Y30 ose Core i5-7Y54, 4 GB RAM memorie dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme, si dhe me trup nga metali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat