Zbulohen 36 lëshime të sigurisë në LTE

Teknologji

Zbulohen 36 lëshime të sigurisë në LTE

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:13
LTE

Hulumtuesit e sigurisë nga Koreja e Jugut kanë gjetur 36 dobësi në standardin LTE, të cilat lejojnë një spektër të ndryshëm sulmesh, disa prej të cilave janë më të dëmshme se të tjerët. Kjo përfshin probleme të përkohshme, të tilla si shkyçja nga rrjeti për të përgjuar dhe kontrolluar vetë të dhënat.

Ekipi i studiuesve gjeti defektet duke përdorur mjetin "fuzzing". Një operues mund të ketë dobësi të ndryshme në dy pjesë të pajisjeve, ndërsa një pjesë e pajisjeve të rrjetit mund të shkaktojë probleme për dy operatorë të ndryshëm.

Ekipi planifikon të paraqesë atë që ka zbuluar zyrtarisht në një konferencë në maj, ndërsa me operatorët ka ndarë  aparatet për zbulimin e dobësive dhe zhvillimin e rrugëve për t’i mbyllur ato.

Është përmendur se këto dobësi nuk duhet gjithmonë të shfrytëzohen, por shërbejnë si një kujtesë se edhe standardet celulare që përdorim çdo ditë nuk janë krejtësisht të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat