Inteligjenca artificiale parashikon vdekjet e parakohshme

Teknologji

Inteligjenca artificiale parashikon vdekjet e parakohshme

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:55

Inteligjenca artificiale ka mësuar të parashikojë vdekjet e parakohshme për shkak të sëmundjeve kronike te njerëzit e moshës së mesme, shkruan revista ”Plus One”, sipas studimeve të Universitetit të Notinghamit, pasi kishte studiuar të dhënat e gjysmë milion njerëzve të moshës 40-69 vjeç, të mbledhura në bankën e të dhënave biologjike, UK Biobank, midis viteve 2006 dhe 2010.

Sistemi ka treguar se është shumë i saktë në parashikimet e tij, madje edhe më mirë se ato të bëra nga ekspertë njerëzorë, veçanërisht në parashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Ne kemi zhvilluar një qasje gjithëpërfshirëse, duke përdorur faktorë demografikë, klinikë dhe të jetesës si frutat e përditshme, konsumi i perimeve dhe mishit e tjerë”, thotë koordinatori i studimit, Stephen Weng.

Një hartë e parashikimeve të bëra mbi vdekshmërinë e këtij grupi të njerëzve u mor dhe u verifikua me të dhënat nga Byroja Kombëtare Britanike e Statistikave në lidhje me vdekjet, tumoret dhe pranimet në spitale, dhe siç ndodhi në raste të tjera, kompjuteri e mundi njeriun.

Sipas studiuesve, inteligjenca artificiale në të ardhmen do të jetë thelbësore për zhvillimin e mjekësisë së personalizuar, por do të nevojiten studime të mëtejshme për të verifikuar dhe vërtetuar këto algoritme edhe në grupet e tjera të popullsisë, përpara se të përdoren si rutinë mjekësore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat