Windows 10 shton dominimin, bie Windows 7

Teknologji

Windows 10 shton dominimin, bie Windows 7

Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:51
Windows 10

Të dhënat e reja tregojnë se versioni më i fundit i sistemit operativ të Microsoft në mënyrë më agresive përmirëson pjesën e tregut.

Sipas analizës së NetMarketShare për muajin mars, Windows 10 ka shënuar rritje në treg me 43.62% nga 40.30% sa ishte në shkurt.  Në të njëjtën kohë, Windows 7 ra nga 38.41% në 36.52%. Dallimi midis Windows 10 dhe Windows 7 tani është mbi shtatë për qind në favor të sistemit operativ të fundit Microsoft.

Ky është një lajm i mirë për Microsoft, sidomos kur merret parasysh se kompania ka probleme për të bindur përdoruesit të braktisin Windows 7 dhe të migrojnë në Windows 10.

Më herët, Microsoft njoftoi se do t’i japë fund përkrahjes për Windows 7 në janar të vitit 2020. Ndërkohë, kompania po bën përgatitjet e fundit për publikimin e versionit të ri 1903 për Windows 10, i cili pritet të vijë brenda këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat