Verizon tregon planet e një telefoni të zgjuar vetëm për fëmijë

Teknologji

Verizon tregon planet e një telefoni të zgjuar vetëm për fëmijë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 07:55
Verizon

Nëse jeni në mesin e atyre që fëmijët ua huazojnë telefonin, apo e duan një pajisje të zgjuar vetëm për vete, atëherë Verizon e ka një zgjidhje adekuate.

Kompania teknologjike, ka treguar planet për “Just Kids” të dizajnuar vetëm për fëmijë, si dhe aplikacionet e përshtatura.

Ky telefon që prezantohet të premten, do të ketë 5GB dhe 4G LTE, biseda dhe mesazhe të pa limituara në numër, me ’20 kontakte të zgjedhura nga prindërit’.

Bashkë me telefonin, do të jenë në dispozicion edhe Smart Family Premium, për mbikëqyrje nga prindërit, që do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj.

Nëpërmjet këtij sistemi, prindi mund ta përcjellë fëmijën në çdo hap në hartë, të vë filtra në aplikacionet me materiale të padëshirueshme dhe t’ia ndalojë internetin. Ne Verizon Just Kids, është integruar edhe Safety Mode, që aktivizohet vet në momentin e duhur.

“Gjithnjë e më shumë, fëmijët po kërkojnë të kenë telefona të zgjuar, ndërsa ndër shqetësimet kryesore të prindërve janë mundësitë e ekspozimit të tyre para materiale të papërshtatshme” thuhet në raportin e Verizon.

Çmimi i Verizon Just Kids, do të varet se sa kontakte janë kërkuar nga prindërit, ndërsa duhet pasur së paku një kontakt aktiv, për të pasur mundësinë e blerjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat