Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

Teknologji

Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:00
Foto

Prodhuesi kinez EHang sot në Vjenë për herë të parë i paraqiti publikut një dron-taksi, një fluturake pa pilot që do të mbajë dy pasagjerë në lartësi të ulëta në distancë deri në 35 kilometra.

Teknologjia tani është e gatshme për prodhimin industrial, por qeveria është ende duke pritur për këtë avion, tha drejtori i marketingut i kompanisë kineze Derik Siong.

Sfida jonë kryesore nuk është më teknologjia, por rregulloret dhe nëse publiku është i gatshëm të përdorë pajisje të tilla", tha ai në një prezantim për mediat në kryeqytetin austriak, raporton AP.

Gazetarët dhe fotografët u ftuan për një fluturim të shkurtër testues - një ngjitje vertikale prej dhjetë metrash, pasuar nga aterrimi në stadiumin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat