Zbulohet sa fitojnë yjet e Instagramit me një postim të vetëm

Teknologji

Zbulohet sa fitojnë yjet e Instagramit me një postim të vetëm

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Instagrami është plot me influencues dhe blogerë çdo ditë, profilet e të cilëve pasohen nga disa miliona njerëz.

Ata përmes publikimeve fitojnë shuma të mëdha parash, dhe në një sondazh i kohëve të fundit, tregon për shumat e vërteta që fitojnë.

Sipas sondazhit të UK Blogger 2019, të kryer nga Universiteti i Canterbury dhe kompania për marrëdhëniet me publikun Vuelio, një influencues mesatar për një botim të sponsorizuar mund të fitojë në mes 100 dhe 1000 funta.

Ky faktor përcakton numrin e njerëzve që i ndjekin ata dhe produktin ose shërbimin që reklamojnë. Ekspertët kanë provuar se shuma më e popullarizuar që kërkojnë yjet e Instagram është 250 funte.

Hulumtimi u krye për të parë se si influencuesit britanikë, ekspertët profesionalë dhe blogerët po ndryshojnë shoqërinë, me cilat tema ata merren dhe sa ndikon dhe ndryshon roli i tyre.

Gjithashtu është vërtetuar se në vitin 2018 numri i "blogerëve profesionistë" është rritur ndjeshëm, si dhe numri i atyre që janë burimi kryesor i të ardhurave. Gjithashtu, anketa thotë se blogerët profesionistë janë kryesisht gra që mbulojnë tema nga fusha e modës, bukurisë, udhëtimit, kuzhinës, familjes dhe mënyrës së jetesës.

Por, sa duhet për të investuar në këtë punë?

30 për qind e të anketuarve shpenzojnë më shumë se 30 orë në javë duke punuar në përmbajtjen e tyre dhe postimet e ardhshme, dhe profilet e tyre monitorohen çdo muaj nga një numër në rritje i përdoruesve të ndryshëm. Përkundër kësaj, pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se punojnë sipas asaj se "sa më pak është më shumë" dhe që publikojnë përmbajtjen një herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat