Fortnite huazon opsionin e Apex Legends si përditësimin e vet të ri

Teknologji

Fortnite huazon opsionin e Apex Legends si përditësimin e vet të ri

Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:06
Fortnite

Nganjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëhet, është të huazohet një sistem i suksesshëm që e ka realizuar dikush tjetër.

Udhëtimi i Epic Games me Fortnite si pjesë e lojës “battle royale” në shtator të 2017-ës, është mbajtur në nivel nëpërmjet lëvizjeve shumë të zgjuara.

Që nga Battle Pass, deri te ndryshimet sezonale që ishin shumë të egra, ka bërë që lojtarët të jenë gjithnjë e më të interesuar për këtë lojë. Tani, në ndryshimin e radhës, Epic po përgaditet për përditësimin e ri, i cili është emëruar Reboot Van.

 

Opsion i njëjtë që është huazuar nga Apex Legends, të cilin rivali nga “battle royale” e lansoi në fillim të vitit. Në postimin e bërë së fundmi në Twitter, Epic konfirmon se opsion i huazuar vepron njëjtë n të dy lojërat.

Nëse një bashkë lojtar eliminohet, atë mund ta kthejnë prapa nëpërmjet Reeboot Van, që është i njëjtë sikur Respawn Beacon te Apex.

Opsioni pritet të jetë shumë i pëlqyeshëm për përdoruesit, duke bërë që të vazhdojë për pëlqehet sikur edhe më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat