Facebook u ka kërkuar shfrytëzuesve fjalëkalimet e emailave

Teknologji

Facebook u ka kërkuar shfrytëzuesve fjalëkalimet e emailave

Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:36
Facebook

Si pjesë e hapjes së llogarive të reja në Facebook, disa shfrytëzuesve iu është kërkuar edhe fjalëkalimi emailave, si pjesë e këtij procesi.

Në mënyrë që të konfirmojnë email adresën, është hapur edhe një kuti ku kërkohej fjalëkalimi, duke rritur rrezik të “marrjes së kontakteve” pa asnjë leje.

Raportohet se këto kërkesa janë bërë vetëm te disa llogari, që vinin nga Yandex dhe GMX. Zyrtarë nga Facebook, kanë bërë të ditur se vendosën kutitë për fjalëkalime, ndërsa nuk e kërkojnë më.

“E dimë që kërkimi fjalëkalimit, nuk është gjëja më e mirë, andaj e kemi larguar këtë opsion” thuhet në raportin e kompanisë.

Kjo ankesë, vjen në kohë kur janë shtuar kritikat ndaj Facebook, se është duke mbledhur shumë informata të mëdha ndaj përdoruesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat