IPTV-ja, pirateria moderne nëpërmjet internetit

Teknologji

IPTV-ja, pirateria moderne nëpërmjet internetit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 22:17
Ilustrim

Të gjithë i kemi parë reklamat e kompanive të ndryshme të internetit, të cilat ofrojnë shërbime 3 në 1. Pra, në një linjë të vetme ato të sjellin internetin, telefonin dhe kanalet televizive.

Ky shërbim është i ligjshëm, për sa kohë kompania e internetit ka kontratë më platformat televizive. Por, në shumë raste kanalet televizive piratohen përmes internetit.    

“Eksperienca me ‘dream box’-et vite më parë, flasim vitet 2010-2012, tregon që piratuesi mund të jetë një person në një shkallë, një tek djalë i ri, i cili është i aftë teknikisht, me shokë ose pa shokë. Ka mësuar si ta bëjë këtë skemë dhe e bën. E ka pasur të këtilla, me arreste që janë bërë të bujshme herë pas here të personave tek”, tha Endri Meksi, ekspert IT-je.

Disa dyqane ofrojnë edhe shitjen e disa dekoderëve “Android Box”. Kjo pajisje bën të mundur që një televizor i thjeshtë të kthehet në “Smart TV” dhe të marrë sinjal nga interneti,  dhe këto pajisje që modifikojnë televizorin janë të ligjshme.

“Dreambox-i mbetet një pajisje që nuk mund ta bllokosh në doganë për t’u futur. Është njësoj si të bllokosh një thikë se me atë mund të vidhet. Apo një çekiç, se edhe me çekiçin mund të vritet”, tha  Meksi.

Por, edhe këto pajisje mund të bëhen të paligjshme, pasi në Android Box mund të instalosh një program me një kod të posaçëm, ku piraton të gjitha kanalet televizive të platformave të ndryshme, Digitalb, Tring, Sky, Al Jazeera dhe shumë të tjerë.

Por ka edhe forma të tjera, kur kodin bashkë me Android Box t’i ofrojnë disa dyqane, madje edhe në Tiranë, ku qytetarët shpesh bien pre e piraterisë dhe paguajnë për një vit një abonim të paligjshëm.

Ndërkohë që kjo skemë abuzimi mund të zbulohet shumë shpejt dhe qytetarët të humbasin paratë e shpenzuara në mënyrë të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat