Twitter ndryshon rregullat

Teknologji

Twitter ndryshon rregullat

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:38
Twitter

Twitter ka ndryshuar rregullat e saj kur është fjala tek numri i ndjekësve që lejohet të shtohen brenda një dite.

Tashmë një përdorues nuk mund të ndjekë një numër pakufi të profileve të tjera, por vetëm 400 të tilla, brenda 24 orëve.

Twitter thotë se këtë po e bëjnë për parandaluar përhapjen e profileve “robotike”.

Edhe në të kaluarën, Twitter mori masa për të ndaluar përhapjen e profileve të tilla, duke kërkuar email dhe numër telefoni në momentin që dëshironi të hapni një llogari.

Gjithashtu, përdoruesit e tjerë mund të raportojnë për një llogari të tillë.

Kështu, Twitter dëshiron të luftojë edhe abuzimin në platformën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat