Sa milionë u shpenzuan për sigurinë e themeluesit të Facebook-ut

Teknologji

Sa milionë u shpenzuan për sigurinë e themeluesit të Facebook-ut

Më: 14 prill 2019 Në ora: 00:20
Zuckerberg

Facebook, i ka dyfishuar shpenzimet për sigurinë e shefit të tij gjatë vitit 2018. Gjatë vitit 2018 janë shpenzuar 22.6 ilionë dollarë për sigurinë e miliarderit amerikan.

Rreth 20 milionë dollarë u shpenzuan për sigurinë e Zuckerbergut dhe familjes së tij gjatë vitit 2018. Kjo shifër paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me shumën prej 9 milionë dollarësh që u shpenzua për të njëjtin qëllim në vitin 2017.

Pjesa tjetër, 2.6 milionë dollarë, janë shpenzuar për udhëtime me aeroplanë privatë, të cilët janë pjesë e programit për sigurinë e tij.

Rrjeti social Facebook, është kritikuar viteve të fundit për rolin e tij në shpërndarjen e informatave të rreme, propagandave politike, keqpërdorim të të dhënave dhe shkelje të privatësisë.

Në mesin e akuzave është edhe përfshirja në ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat