Shpërndaheshin video porno, Apple dhe Google heqin aplikacionin “TikTok”

Teknologji

Shpërndaheshin video porno, Apple dhe Google heqin aplikacionin “TikTok”

Më: 18 prill 2019 Në ora: 06:26
TikTok

Kompanitë Apple dhe Google kanë vendosur ta largojnë nga lista e tyre aplikacionin “TikTok”, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë xhirime në Indi.

Vendimi u mor pasi Gjykata e Lartë e Madras ka urdhëruar te hiqej dore prej këtij aplikacioni, bazuar në shqetësimet se ai është përdorur për të shpërndarë pornografi. Gjykata më e lartë e Indisë e refuzoi apelin e pronares së aplikacionit, kompanisë kineze ByteDance, që urdhri te pezullohej.

Ne Indi “TikTok”-u numëron më shumë se 120 milionë përdorues, por ai është përballur me një valë kritikash për shkak të asaj që shihet si përmbajtje e papërshtatshme.

Më së shumti ky aplikacion preferohet nga të rinjtë që shpërndajnë përmes tij video, këngët e tyre të preferuara, apo pjesë komedish të ndryshme. Por ndërkohë ai është ndaluar edhe në Bangladesh e është gjobitur në Shtetet e Bashkuara për sigurim të paligjshëm të të dhënave të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat