Studenti që shkatërroi 59 kompjuterë

Teknologji

Studenti që shkatërroi 59 kompjuterë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 08:38
Vishwanath Akuthota

Një student nga India u shpall fajtor në Shtetet e Bashkuara sepse kishte shkatërruar 59 kompjuterë në Kolegjin St. Rose në Nju Jork duke përdorur një USB të quajtur “USB Killer” të cilën e kishte blerë online.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur më 14 Shkurt sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë. 27 vjeçari Vishwanath Akuthota ka filmuar veten duke shkatërruar disa prej kompjuterëve.

“Do ta vras këtë,” “është i vdekur.” Dhe “iku, bum” thoshte gjatë regjistrimeve Akuthota të cilat kanë rënë në duar të prokurorëve.

I dyshuar shkatërroi 59 kompjuterë, gjithashtu edhe shtatë monitorë që kishin porta USB. Ai e bërë duke përdorur USB Killer, një çelës memorie e shndërruar në armë të cilin e kishte blerë nga një dyqan i njohur online.

Çelësat USB Killer karikojnë me shpejtësi kapacitorët e USB-së dhe të më pas e shkarkojnë këtë energji në portë USB të kompjuterit apo ndonjë pajisje tjetër në pak sekonda duke shkatërruar kompjuterin ku është i vendosur.

Dëmet e shkaktuara nga 27 vjeçari përllogariten 51,109 dollarë së bashku me 7,362 dollarë në kohë punonjësish për hetimin dhe zëvendësimin e harduerëve të dëmtuar.

Akuthota u arrestua më 22 Shkurt dhe do ti jepet dënimi më 12 Gusht. Ai rrezikon deri në 10 vite burg dhe gjobë deri në 250,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat