Apple planifikon të krijojë më shumë opsione të iOS për Mac

Teknologji

Apple planifikon të krijojë më shumë opsione të iOS për Mac

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:21
Apple

Duket se Apple është duke planifikuara që ta bashkojë sa më shumë sistemin e Mac dhe macOS.

Raporti i fundit i 9to5Mac, bën të ditur se Apple është duke krijuar më shumë opsione iOS për Mac, përfshirë Screen Time dhe dhe Siri Shortcuts.

Këto të reja teknologjike, pritet të prezantohen gjatë muajit shkurt në Worldwide Developers Conference.

Bashkë me aplikacionet tjera, do të jenë edhe Screen Time që llogaritë kohën e kaluar në një aplikacion të caktuar dhe t’ju tregojë përmes njoftimit, që e keni tejkaluar kohën e caktuar.

Tjetër mundësi që ndodhet në iPhone, që tani do të jetë edhe në Mac, është edhe Siri Shortcuts, që i mundëson shfrytëzuesit të japë urdhra duke folur.

Mbetet të shihet se cilat janë opsionet konkrete, që Apple do t’i sjellë në këtë organizim që zhvillohet pas dy muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat