Bëhuni gati, këto janë ndryshimet fundamentale që do sjellë Instagram-i

Teknologji

Bëhuni gati, këto janë ndryshimet fundamentale që do sjellë Instagram-i

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Platforma e të rejave të fundit në Instagram mund të pësojë një ndryshim rrënjësor së shpejti.

Gjigant i rrjeteve socale ka marrë në konsideratë largimin e numrit të pëlqimeve në postimet e përdoruesve, në një përpjekje për të shpërndarë pak “presion” nga platforma.

Studiuesi i aplikacioneve, Jane Manchun Wong, vërejti ndryshimin në Instagramin për Android.

Wong postoi fotografitë që tregon se si do të funksionojë veçoria e re, që tregon dukshëm lënien jashtë të numërimit të pëlqimeve.

Në vend të saj, do shfaqen nëse njerëzit që ndiqni e pëlqejnë postimin, pa shfaqur një numër total.

Vetëm personi që e ka postuar fotografinë mund të shohë se sa shumë pëlqime ka marrë postimi i tyre, në qoftë se ata klikoni mbi butonin ‘View Likes’.

“Ne nuk po e testojmë këtë për momentin, por eksplorimi i mënyrave për të zvogëluar presionin mbi Instagram është diçka për të cilën çdoherë e mendojmë”, tha një zëdhënës i Verge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat