Bumble ndalon shfaqjen e fotografive të papërshtatshme në mesazhe private

Teknologji

Bumble ndalon shfaqjen e fotografive të papërshtatshme në mesazhe private

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:17
Bumble

Dërgimi i fotografive të papërshtatshme, posaçërisht imazhet e pjesëve intime të meshkujve, janë një trend shumë i përhapur në rrjetet sociale.

Mirëpo, platforma për njoftime Bumble, është duke bërë përpjekje për ta ndaluar, së paku duke e turbulluar.

Sa herë që një fotografi e tillë dërgohet, algoritmi i Bumble do ta turbullojë, në mënyrë që pranuesi të mos e sheh, nëse nuk ka dëshirë.

Image

Nëpërmjet ‘Private Detector’ ndalohet hapja  imazhit, derisa nga ana që pranohet, shfrytëzon me vetë dëshirë opsionin, për ta kthyer imazhin në gjendjen normale.

Aplikacioni që fillon në muajin qershor, pritet të funksionojë me saktësi prej 98 për qind, ndërsa Bumble këtë algoritëm, shprehet e kënaqur ta ndajë edhe me rrjete tjera sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat