Siemens mbyll 10,000 vende pune

Teknologji

Siemens mbyll 10,000 vende pune

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:00
Ilustrim

Prodhuesi gjerman i pajisjeve industriale Siemens njoftoi se do të shfuqizojë rreth 10,000 vende pune si pjesë e një ristrukturimi të madh të veprimtarive të tij, që do të përfshijë ndarjen e operacioneve në fushën e naftës, gazit dhe energjisë elektrike, si dhe krijimin e zonave të reja të rritjes.

Kompania tha se do të ndante departamentin e saj që prodhon turbinat për energji elektrike në një kompani të pavarur për të rritur lirinë e sipërmarrjes së asaj dege, ndërsa në operacionet e mbetura do të kryhet procesi i shkurtimit të kostos.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat