Samsung Galaxy Home do të shfaqet deri në fund të qershorit

Teknologji

Samsung Galaxy Home do të shfaqet deri në fund të qershorit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:36
Samsung Galaxy Home

I shumëprituri Samsung Galaxy Home së shpejti mund të paraqitet në treg.

Sipas zyrtarëve të Samsung, kompania e Koresë së Jugut ka në plan të lansojë Galaxy Home në gjysmën e parë të vitit 2019. Kjo do të thotë që ne mund ta shohim pajisjen deri në fund të qershorit.

Samsung prezantoi mikrofonin e tij të zgjuar Bixby gjatë lansimit të telefonit Galaxy Note9 në një aktivitet të mbajtur më shumë se nëntë muaj më parë.

Pajisja e kompanisë jugkoreane në treg do të ballafaqohet me konkurrencë të fortë nga Google dhe Amazon dhe mbetet të shihet se sa mirë do të merret me modelet Google Asistent dhe Amazon Alexa.

Samsung i kushtoi shumë vëmendje zërit të cilësisë së lartë për Galaxy Home gjatë njoftimit të pajisjes, duke sugjeruar që kompania mund të synonte një segment premium sesa një treg kryesor.

Çmimi dhe data specifike e pajisjes së mençur të Samsung Galaxy Home nuk janë të njohura në këtë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat