Lenovo paralajmëron të parin Windows PC me mundësi që të paloset si libër

Teknologji

Lenovo paralajmëron të parin Windows PC me mundësi që të paloset si libër

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:44
Lenovo

Windows PC pritet të bëhet shumë më interesant, nëse ekranet e palosshëm dalin të jenë efikas.

Kompania legjendare në eksperimenet me pjesë harduerike, Lenovo njoftoi se do ta sjellë të parin Windows PC me mundësi që ta paloset si libër, duke u ndarë në dy ekrane.

Kur të hapet në tërësi, bëhen një ekran i tërë me 13.3 inç. Nëse ndahet në gjysmë, kthehet në një laptop funksional, që përkohësisht është quajtur ThinkPad X1.

Raportohet se do ta ketë procesorin Intel, bateri që zgjatë tërë ditën, megjithëse nuk është saktësuar sa orë. Kamera IR, dy porte USB dhe altoparlante stereo, janë poashtu në këtë lloj laptopi.

Image

Me mungesën e suksesit te telefonat e palosshëm, nuk dihet se çfarë rezultate do të tregojë Lenovo me këtë pajisje.

Megjithatë, ky format, paralajmërohet se do të lansohet gjatë vitit që vjen, andaj duhet dhënë kohë që Lenovo të tregojë kapacitetet që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat