Memoria XPG SPECTRIX D60G thyen rekordin e overclockimit me 5634 MT/s

Teknologji

Memoria XPG SPECTRIX D60G thyen rekordin e overclockimit me 5634 MT/s

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:58
Memoria XPG SPECTRIX D60G

Kompania ADATA njoftoi se XPG Overclocking Lab (XOCL) e ka overclockuar modulin memorik spectrix D60G RGB DDR4 deri në frekuenca prej 5634 MT/s, që paraqet një rekord të ri. Rekordi i mëparshëm ishte 5608 MT/s. Kjo u realizua me çipsetin Intel Core i9 dhe pllakën amë MSI MPG Z390 GAMING EDGE AC, si dhe ftohjen LN2, raporton Guru3D.

XPG spectrix D60G ka më shumë ndriçim RGB për milimetër katror se çdo modul ekzistues memorik, që përbën 60% të sipërfaqes së modulit. Stili unik, avangardë i memories gjithashtu tërheq vëmendje, dhe përfshin dizajn X-light me sipërfaqe të frymëzuar nga diamanti.

Konsumatorët mund ta personalizojnë përvojën e tyre me ndihmën e efekteve të dritës të cilat mund të programohen, ndërsa kontrolli është lehtësuar përmes aplikacionit XPG RGB Sync.

Memoria XPG spectrix D60G është krijuar me çipa kualitativ dhe një përçues metalik të nxehtësisë, në mënyrë që ta sigurojë integritetin e shkëlqyer të sinjalit, besueshmërinë dhe stabilitetin, gjë që në mënyrë efektive ndikon në jetëgjatësinë e rritur të modulit. Mbështetja për profilin Intel Extreme Memory (XMP) 2.0 e lehtëson overclockimin dhe e përmirëson stabilitetin e sistemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat