Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail - Bota Sot
Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Teknologji

Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:51
Foto

Gjiganti i kërkimit online Google ka suspenduar disa aktivitete të biznesit me Huawein që kërkon transferimin e pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve teknike përveç atyre që janë me kod të hapur.

Sipas Reuters, kjo është një goditje ndaj kompanisë kineze të teknologjisë që kur qeveria amerikane e kishte vendosur në listën e zezë.

Megjithatë, përdoruesit aktual të Huaweit me aplikacionet e Google do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përdorin dhe të shkarkojnë përditësimet e aplikacioneve të siguruara nga kompania, por do të ndalen së shpejti shërbimet e Google Play, Youtube dhe Gmail.

“Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei”, tha një zëdhënës i Google, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump të enjten e kaluar e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...