Google po përdor Gmail për t’i përcjell blerjet tuaja

Teknologji

Google po përdor Gmail për t’i përcjell blerjet tuaja

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

A mendoni se e-maili juaj në Gmail është privat? Nëse po, atëherë duhet ta mendoni përsëri, pasi mesazhet tuaja për blerjet online të cilat i pranoni në Gmail po skanohen nga Google, të cilat pastaj shfaqen në llogarinë tuaj të Google.

Këtë javë, një përdorues kishte postuar në rrjetin social Reddit për mënyrën se si ai kishte zbuluar se Google përmbante të gjitha blerjet që kishte bërë nga Amazon dhe dyqanet e tjera në internet edhe pse nuk kishte përdorur Google Pay.

Konsensusi i përgjithshëm ishte se Gmail po analizonte e-mailët e pranuara për faturat e blerjeve dhe pastaj bënte nxjerrjen e atij informacioni.

Kur kompania Google u kontaktua në lidhje me këtë çështje, ata konfirmuan se informacioni po vinte nga mesazhet e Gmailit.

Gjithashtu, ata deklaruan se kjo po bëhej për të ndihmuar përdoruesit e tyre të gjenin të dhënat e tyre dhe se ata nuk përdorin asnjë informacion të ruajtur në e-mailët tuaj, përfshirë blerjet tuaja, për t’iu shërbyer reklama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat