Teknologjia shkak kryesor për pagjumësinë tek adoleshentët

Teknologji

Teknologjia shkak kryesor për pagjumësinë tek adoleshentët

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Mjafton që gjatë mbrëmjeve të reduktojmë përdorimin e smartphonit për të rregulluar pagjumësinë tek adoleshentët. Shqetësimi kryesor mbërrin nga drita e ekranit në frekuencat e ngjyrës blu të aparateve teknologjike. Kërkuesit holandezë të Institutit të Neuroshkencave kanë studiuar grupe adoleshentësh të cilët kishin kohëzgjatje të ndryshme në qëndrimin në kontakt me teknologjinë gjatë orëve të ditës dhe të mbrëmjes.

Disave prej tyre ju kërkua të evitonin përdorimin e smartphonëve gjatë mbrëmjes dhe rezultoi se kjo ishte e mjaftueshme për të rikthyer gjumin e rregullt tek kjo grupmoshë, që është ndër më delikatet. Studimet janë paraqitur edhe në Konventën Evropiane mbi Endokrinologjinë, e cila u mbajt në Lion të Francës. Sipas autorëve, ky studim tregon se problemet me gjumin mund të zgjidhen lehtësisht duke minimizuar përdorimin e teknologjisë gjatë mbrëmjes, kjo vlen edhe për fëmijët e vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat