Google anulon vendimin për të mos bashkëpunuar me Huawein

Teknologji

Google anulon vendimin për të mos bashkëpunuar me Huawein

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:10
Ilustrim

Kompania Alphabet që ka në zotërim Google ka njoftuar se planifikon të punojë me Huawein gjatë 90 ditëve të ardhshme, pak pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkohësisht lehtësuan disa kufizime tregtare për prodhuesin e dytë më ta madh të telefonave.

Ky veprim shënon një kthesë të papritur për konglomeratin e teknologjisë amerikane.

Të dielën, Google, tha se do të kufizoj lidhjet me Huawein në mënyrë që të përputhet me vendimin e Uashingtonit për të vënë kompaninë në listë të zezë.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, Departamenti amerikan i Tregtisë, ka njoftuar se kishte dhënë një licencë 90 ditore për kompanitë kineze të telefonisë në mënyrë që t’i mbroj përdoruesit nga rreziqet e sigurisë.

Ky përjashtim i lejon Google të dërgojë përditësime te telefonat e Huaweit që përdorin sistemin operativ të saj Android, deri në 19 gusht.

“Mbajtja e sigurt e telefonave deri në datën [19 gusht] është në interesin e të gjithëve dhe kjo licencë e përkohshme na lejon të vazhdojmë të japim përditësime softuerësh dhe arnime të sigurisë për modelet ekzistuese për 90 ditët e ardhshme”, tha një zëdhënës i Google për CNBC.

Në fund të javës së kaluar, Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat