PlayStation i gjeneratës së ardhshme tetë herë më i shpejtë se PS4 Pro? - Bota Sot
PlayStation i gjeneratës së ardhshme tetë herë më i shpejtë se PS4 Pro?

Teknologji

PlayStation i gjeneratës së ardhshme tetë herë më i shpejtë se PS4 Pro?

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:27
PlayStation

Sony dhe Microsofti në të kaluarën kanë qenë këmbëngulës në deklaratat se nuk kanë ende në plan konzola të gjeneratës së ardhshme. Megjithatë, muajin e kaluar u shfaqën detaje rreth pajisjes për të cilën pritet të jetë PlayStation 5, dhe këto detaje u siguruan nga AMD.

Që atëherë, interneti është vërshuar me thashetheme dhe informacione të ndryshme rreth konzolës e cila do të mund të shfaqet brenda rreth një viti, raporton SlashGear.

Tani janë shfaqur informacione të reja, dhe ato vijnë nga Kazuo Hirai, CEO i kompanisë Sony. Gjatë një prezantimi të kohëve të fundit, një nga pjesët më interesante ishte një video e cila tregon Playstation të gjeneratës së ardhshme se si i renderon skenat në krahasim me PS4 Pro. Konzolës së paemërtuar për renderim iu deshën më pak se një sekondë, ndërsa PS4 Pro e renderoi skenën për më shumë se tetë sekonda.

Gjithashtu, Hirai u citua të ketë thënë gjatë prezantimit se PlayStation i ardhshëm do të ofrojë përvojë për gaming "në çdo kohë, kudo dhe pa e humbur koneksionin". Tani për tani nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, por është e mundur se do të ketë më pak lag dhe ndërprerje për shkak të streamingut nga disku në memorie. Se a do të jetë Sony në gjendje ta arrijë këtë, mbetet për t'u parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...