Pompeo:Huawei po gënjente amerikanët, ka lidhje me qeverinë e Kinës

Teknologji

Pompeo:Huawei po gënjente amerikanët, ka lidhje me qeverinë e Kinës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:31
Mike Pompeo

Sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo tha të enjten se Huawei punon me qeverinë kineze, përkundër që ky lajm është përgënjeshtruar nga gjigandi I telekomit.

“Për ata që të thonë se nuk po punojne me qeverinë kineze është false. Huawei nuk po u thotë amerikanëve të vërtetën”, tha Pompeo për agjencinë e lajmeve CNBC.

Huawei, një lidere në teknologjinë 5G, është munduar që të fitojë kontrata në gjithë botën, duke përshirë Britaninë dhe Gjermaninë, që të ndërtojë rrjete që do e bënin internetin shumë të shpejtë.

Pompeo ka qenë kritikë i kompanive kineze edhe në të kaluarën dhe është takuar me zyrtarë britanikë këtë muaj që të diskutojë sigurimin e intelegjencës amerikane kundër Huawei.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka futur në listë të zezë Huawein, duke e bërë shumë të vështirë bërjen e biznesit me kompani amerikane. Administrata e Trump po zhvillon një luftë tregtare me Kinën dhe I ka akuzuar kinezët për praktika të padrejta në tregtinë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat