Apple përgatit MacBook Pro 16 inç me ekran OLED

Teknologji

Apple përgatit MacBook Pro 16 inç me ekran OLED

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:09
Laptop të ri MacBook Pro

Kompania amerikane Apple po përgatit një laptop të ri MacBook Pro, i cili do të përdorë një ekran OLED 16 inç nga skaji në skaj.

Më parë këtë vit, analisti Ming-Chi Kuo pohoi gjithashtu se këtë vit mund të prezantohet në treg një MacBook Pro 16 inç, por atëherë nuk kishte detaje rreth zbatimit të ekranit OLED.

Apple MacBooks tashmë përdorë ekran OLED, por vetëm për sektorin Touch Bar të laptopit. Nëse raportet e fundit janë të vërteta, ky mund të jetë laptopi i parë OLED i Apple, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, raportet e mëhershme përmendën se Samsung do të jetë furnizuesi i vetëm i ekraneve të përmendur, gjë që nuk është për t'u habitur, pasi kompania e Koresë së Jugut është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ekraneve të panelit OLED në këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat