Mark Zuckerberg po krijon një ‘Gjykatë Supreme’ në Facebook

Teknologji

Mark Zuckerberg po krijon një ‘Gjykatë Supreme’ në Facebook

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:26
Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka vënë në lëvizje planet për të krijuar një ‘Gjykatë Supreme’ të Facebook-ut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi e përmendi për herë të parë idenë vitin e kaluar, si një përgjigje ndaj dështimeve të vazhdueshme të privatësisë në rrjetin më të madh social në botë. Këtë javë, ai e rifreskoi propozimin.

Ai tha se “Këshilli i Pavarur i Përmbajtjes” i ardhshëm do të jetë një organ i aftë për të marrë vendime detyruese për faqen – vendime që ai nuk mund të përmbysë.

“Ne e dimë se sistemet tona mund të ndjehen të paqëndrueshme dhe njerëzit duhet të kenë një mënyrë për të na mbajtur të përgjegjshëm dhe të sigurohemi se po zbatojmë standardet tona në mënyrë të drejtë”, u ka thënë Zuckerberg gazetarëve.

“Ky bord i pavarur i mbikëqyrjes do të shikojë disa nga vendimet tona. Kjo do të thotë se edhe në qoftë se ekipet tona, apo edhe nëse unë nuk pajtohem me vendimet e saj, ne nuk do të jemi në gjendje t’i përmbysim ato”.

Facebook gjithashtu ka zbuluar se ka parë një rritje të madhe në sasinë e llogarive të rreme që po krijohen dhe ka rritur përpjekjet për t’i zvogëluar ato.

Midis tetorit 2018 dhe marsit 2019, rrjeti social thotë se ka bllokuar 3.3 miliardë llogari të rreme. Vlerësohet se llogaritë e rreme përbëjnë rreth 5% të përdoruesve aktivë mujorë në nivel global.

Siç është bërë e ditur, pjesa më e madhe u zbuluan automatikisht, duke përdorur teknologji për të identifikuar dhe hequr miliona llogari të rreme brenda disa minutave nga krijimi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat