‘Google Stadia’, platforma që do të mundësojë luajtjen e të gjitha video-lojërave

Teknologji

‘Google Stadia’, platforma që do të mundësojë luajtjen e të gjitha video-lojërave

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:36
Në këtë platformë do të jetë e mundshme të luhen të gjitha llojet e video-lojërave në shfletuesin ‘Google Chrome’ pa ndonjë konzolë.

Në muajin mars, motori i kërkimit ‘Google’ ka zbuluar platformën e re për video-lojëra, të emëruar si “Stadia”.

Në këtë platformë do të jetë e mundshme të luhen të gjitha llojet e video-lojërave në shfletuesin ‘Google Chrome’ pa ndonjë konzolë.

Megjithatë, kriter i luajtjes së këtyre lojërave do jetë interneti i shpejtë.

Në një cicërimë në ‘Twitter’ nga Google Stadia, është kuptuar se kjo platformë është pranë lansimit.

Google do të zbulojë të gjitha informacionet në lidhje me Stadian në panairin ndërkombëtar të video-lojërave “International Gaming Expo ‘E3”, i cili do mbahet më 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat