Zuckerberg përballet me votimin e udhëheqjes në Facebook

Teknologji

Zuckerberg përballet me votimin e udhëheqjes në Facebook

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:18
Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg ballafaqohet me thirrje për dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të Facebook.

Një votim që bën thirrje që Mark Zuckerberg të heq dorë si udhëheqës i Facebook pritet të zhvillohet në mbledhjen e përgjithshme vjetore të kompanisë të enjten.

Zuckerberg është edhe shefi ekzekutiv i Facebook dhe kryetari i bordit të drejtorëve të saj, raporton “Bbc”.

Ata që thërrasin atë për dorëheqjen e tij si kryetar thonë se kjo do ta ndihmonte të përqëndrohej në drejtimin e kompanisë.

Zuckerberg nuk ka gjasa të humbasë votën, sepse ai zotëron 60% të aksioneve të kompanisë.

Megjithatë, përqindja e aksionarëve që votojnë kundër tij mund të tregojnë se sa besim kanë në udhëheqjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat