Samsung me plane të reja në fushën e pajisjeve AR dhe VR

Teknologji

Samsung me plane të reja në fushën e pajisjeve AR dhe VR

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:38
Ilustrim

Samsung ka në plan të lansojë disa pajisje të reja gjatë muajve të ardhshëm, sipas një ekzekutivi të kompanisë, i cili vuri në dukje se bëhet fjalë për "produkte të shumta AR dhe VR", dhe se kjo mund të përfshijë linjën e saj të stagnuar Gear.

Komentet vijnë përmes Variety, e cila vuri në dukje se Farshid Fallah, drejtori i Samsung për marrëdhëniet zhvilluese për XR dhe lojëra, foli në një panel në një ekspozitë botërore në Santa Clara të Kalifornisë të enjten e kaluar.

Fallah foli për përpjekjet më të gjera të kompanisë me VR, kufjet e saj Gear, dhe për aftësitë AR të telefonit Galaxy S10.

Samsung ka vendosur në masë të madhe kufjet e Gear ‘në akull’, pasi nuk ka marrë asnjë përditësim që nga viti 2017.

Por sipas Variety, Fallah la të kuptohet se marka mund të ketë më shumë jetë përpara saj kur bëhet fjalë për AR dhe VR, duke thënë se "kanë plane të tjera për Gear", edhe pse nuk e shpjegoi më tej.

Samsung ka lëshuar pajisje të tjera VR në muajt e fundit, si Windows Mixed Reality Odyssey +, por ato janë në dispozicion me çmime shumë më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat