Samsung Galaxy Home me përkrahje Bixby vjen gjatë tremujorit të tretë

Teknologji

Samsung Galaxy Home me përkrahje Bixby vjen gjatë tremujorit të tretë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:54
Samsung Galaxy Home

Në gusht të vitit të kaluar, Samsungu paralajmëroi Galaxy Home, altoparlantin e mençur të kompanisë me mbështetje të integruar Bixby. Megjithatë, tashmë jemi në qershor të vitit 2019 dhe altoparlanti i mençur ende nuk është në shitje. Informacioni i fundit, të cilin Samsungu e dha për kohën e daljes në shitje të altoparlantit, ishte se do të ndodhë në prill, raporton GSMArena.

Me sa duket kjo nuk u realizua, megjithatë, Bixby definitivisht arrin gjatë këtij viti. Sipas Kim Hyun-suk, CEO i elektronikës konsumuese të Samsungut, altoparlanti i zgjuar do të dalë në shitje në mesin e gjysmës së dytë të vitit. Pritet që altoparlanti të arrijë në treg gjatë tremujorit të tretë, në periudhën korrik-shtator.

Galaxy Home është dedikuar që të jetë hub qendror për funksionet e ndryshme të kompanisë në të shtëpisë së mençur. Në treg Galaxy Home do të përballet me konkurrencë të ashpër në formën e Amazon Echo dhe Google Home, si dhe Apple HomePod dhe pajisjet e prodhuesve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat