Facebook ka vendosur t’i paguajë prërdoruesit e tij

Teknologji

Facebook ka vendosur t’i paguajë prërdoruesit e tij

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Të dhënat personale, statistikat dhe zakonet e përdorimit të aplikacioneve janë thesare të vërteta dixhitale.

Facebook e di mirë këtë gjë dhe për të njohur më mirë përdoruesit e saj, ka hedhur në treg “Study”, një aplikacion që do të kompensojë ata që do të nënshkruhen për të studiuaz çdo lëvizje të tyre në smartfon, duke premtuar se nuk do të ruajë fjalëkalimet, kronologjinë e rrjetit si dhe të dhëna sensibile.

Momentalisht aplikacioni është i vlefshëm në Amerikë dhe në Indi, ndërsa shumë shpejt do të lançohet edhe në Europë.

Para se të nisë monitorimin e telefonëve, Facebook do t’u kërkojë përdoruesve disa të dhëna personale për t’i “inkuadruar” në kategori të caktuara, mes së cilëve renditet prejardhja gjeografike e përdoruesit, të ardhurat mujore apo vjetore dhe sjellja dixhitale.

Pasi të instalohet në smartfon, “Study” do të përmbledhë aplikacionet që ndodhen në sistem dhe do të nisë studimin e kohës së kaluar në çdo aplikacion, duke analizuar edhe atë që ju do të bëni.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm vetëm në sistemin operativ Android, duke qenë se Apple ka politika shumë të rrepta mbi privatësinë e përdoruesve.

Sa i takon pagesave që përdoruesve do t’u bëhen, do të jetë e nevojshme të keni një llogari në PayPal për të marrë shumën që do t’ju përcaktojnë. Ende nuk janë bërë të ditura se cilat do të jenë tarifat që do të aplikohen si kompensim për shitjen e të dhënave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat