A është kjo pamja e parë e Samsung Galaxy S11?

Teknologji

A është kjo pamja e parë e Samsung Galaxy S11?

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:49
Samsung Galaxy S11

Sipas patenteve të fundit të publikuara, duket se Samsung vazhdon të punojë në një telefon “pa kufij”, me ekran që rrethon anët e pajisjes, duke ofruar jo vetëm një panel të plotë frontal, por gjithashtu një sasi të konsiderueshme të ekranit që përfshin të katër anët e pajisjes.

Detajet vijnë nga ekipi i Let’s Go Digital, të cilët kanë ndjekur historinë e dizajnit për disa kohë.

Sipas informacionit, kamera e përparme dhe sensorët e lidhur zbatohen në pjesën e lakuar të ekranit.

Ekrani i lakuar siguron që e tërë pamja duket mirë estetikisht. Sensori i gjurmëve të gishtit gjithashtu procesohet nën ekran.

Sistemi i kamerës në pjesën e pasme strehon disa lente kamerash, të cilat zbatohen në pjesën e drejtë të panelit, në mes.

Megjithatë, dizajni përfundimtar mund të ndryshojë nga skica, pasi nuk është një patentë e dizajnit, por e shërbimeve.

Me fjalë të tjera, ka të bëjë me novacionin e teknologjisë dhe dobinë dhe përfitimet e shpikjes.

Si gjithmonë me patentat, publikimi i teknikave dhe metodave nuk do të thotë domosdoshmërisht që do të vihen në dispozicion të konsumatorëve, por duke pasur parasysh atë që dimë në lidhje me planet e Samsung për telefonat e tyre gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, do të pritej diçka e ngjashme  të lansohet në vitin 2020, me Galaxy S11 si pajisja kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat