Instagram është rikthyer pas bllokimit prej disa orësh

Teknologji

Instagram është rikthyer pas bllokimit prej disa orësh

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Përdoruesit e Instagramit, kanë pasur probleme gjatë ditës së sotme me hapjen dhe rifreskimin e llogarive në këtë rrjeti social, për shkak të bllokimit prej disa orëve.

Sistemi që është bllokuar rreth orës dy të mesditës, është rikthyer sërish dhe tani gjithçka është në rregull.

“Jemi rikthyer, kërkojmë falje për shqetësimin” është thënë shkurt në komunikatën e Instagram, pa bërë të ditura arsyen ndalimit të rrjetit.

Shumicës së përdoruesve që patën problem, iu dilte një shirit ngjyrë gri, ku thuhej se nuk mund të rifreskohej, apo se diçka nuk është në rregull dhe duhet të provojnë më vonë.

Down Detector e ka shpërndarë fotografinë e hartës, që tregon se ku ka pasur bllokime të mëdha, gjatë asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat