Samsung Galaxy Fit lansohet më në fund në Shtetet e Bashkuara

Teknologji

Samsung Galaxy Fit lansohet më në fund në Shtetet e Bashkuara

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:51
ilustrim

Pajisja për ushtrime, Samsung Galaxy Fit ishte paralajmëruar në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt, ndërsa dukej se lansimi ishte harruar.

Mirëpo, më në fund është lansuar pajisja në Shtetet e Bashkuara, ku mund të blihet për 99 dollarë.

Sikur matësit tjerë të statistikave, që ndihmojnë shumë në ushtrime dhe mirëqenie, as Fit nuk bën dallim të madh. Ka një shirit të fortë dhe të hollë, me një ekran AMOLED.

Matë pulsin dhe hapat që hidhen, tregon nivelin e stresit, dërgon të dhëna në telefonin e zgjuar të bartësit, si dhe i matë aktivitetet sportive si lojën e futbollit apo çiklizmin. Numëron lëvizjet gjatë notit, me ndihëm e 5 ATM që është rezistente ndaj ujit.

Në ekranin me 0.95 in AMOLED, është shumë i qëndrueshëm dhe praktik, ndërsa edhe kur i bie dielli, mund të shihet në të shumë mirë.

Derisa peshon 23 gram, bateria e Samsung Galaxy Fit i ka 120mAh, sistemin NFC të mbushjes wireless, ndërsa mund të punojë si në telefonat me iOS apo Android. Vjen me rrip të zi, apo ngjyrë argjendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat