Arrin USB4, thonë se është i shpejtë si rrufeja

Teknologji

Arrin USB4, thonë se është i shpejtë si rrufeja

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 01:00
UBS4

Në fushën e teknologjisë USB dhe rritjes së shpejtësisë së transferit, në mënyrë konstante hasim në përmirësime e avancime aktive.

Lajmi se standardi i ri do të paraqitet qysh në vitin e ardhshëm vjen prej dikujt të punësuar në USB Promoter Group-it, kështu që është fjala për një informatë të konfirmuar.

Teknologjia USB 3.0 është paraqitur kah fundi i dekadës së kaluar, ndërsa në vitin 2013 kemi parë edhe standardin 3.1, i cili ka sjellë shpejtësi edhe më të madhe të internetit.

Ai ka zbuluar se po punohet në bashkimin e specifikacioneve fillestare të standardit të ri, gjë që po shkon shumë mirë. Detaje të tjera nuk janë zbuluar, kështu që ende nuk dihet shpejtësia e transferit.

UBS4 definitivisht do të jetë më i shpejtë se USB 3.0 e variacionet e tij, të cilat në periudhën e kaluar janë bërë mjaft konfuze dhe të vështira për t’i përcjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat