Libra: Facebook publikon zyrtarisht kripto-valutën e tyre të parë

Teknologji

Libra: Facebook publikon zyrtarisht kripto-valutën e tyre të parë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:01
Libra

Të martën, gjigandi i rrjetit social nga Silicon Valley njoftoi zyrtarisht për çfarë ka punuar gjatë vitit të kaluar: një kripto-valutë e re që synon të sigurojë pagesa online të shpejta, të lira dhe të sigurta nëpërmjet telefonave të mençur anembanë globit, duke anashkaluar sistemin tradicional financiar.

Projekti paraqet një shtytje të mrekullueshme nga Facebook në një industri rrënjësisht të re dhe me reputacion të rrezikshëm, edhe pse kompania vazhdon të vuajë nën peshën e dy viteve të skandaleve, duke filluar nga kriza të shumta të privatësisë deri në implikimin e saj në përhapjen e gjuhës së urrejtjes që ushqente gjenocidin në Mianmar, raporton Business Insider.

Më shumë se dhjetëra kompani janë përzgjedhur për të investuar 10 milionë dollarë secila, nëpërmjet një fondacioni jo-fitimprurës të quajtur Shoqata Libra.

Këtu përfshihen firmat e pagesave si Mastercard dhe PayPal deri tek firmat e teknologjisë, duke përfshirë Ebay, Uber dhe Spotify, si dhe firmat e kapitaleve sipërmarrëse, kompanitë ‘blockchain’ dhe grupet jofitimprurëse.

Ka pasur rrjedhje të shumta në media rreth Libra-s gjatë disa muajve të fundit dhe ndërsa ajo është duke u zyrtarizuar të martën, nuk do të jetë e disponueshme për përdoruesit e zakonshëm deri në vitin 2020, përcjell Telegrafi.

“Libra do të jetë një monedhë e qëndrueshme e ndërtuar mbi një ‘blockchain’ të hapur të burimit të sigurt dhe të qëndrueshëm, mbështetur nga një rezervë e aseteve reale dhe qeverisur nga një shoqatë e pavarur”, thuhet në dokumentin e Facebook.

“Shpresa jonë është të krijojmë më shumë qasje në shërbime financiare më të mira, më të lira dhe të hapura – pa marrë parasysh se kush jeni, ku jetoni, çfarë bëni ose sa keni.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat