Apple shqyrton zhvendosjen e 15-30% të prodhimit nga Kina

Teknologji

Apple shqyrton zhvendosjen e 15-30% të prodhimit nga Kina

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:40
Apple

Kompania Apple ka kërkuar nga furnizuesit kryesorë për të vlerësuar efektet e zhvendosjes 15 deri në 30 për qind të kapacitetit të saj të prodhimit nga Kina në Azinë Juglindore, në pajtim me përgatitje për ristrukturimin e zinxhirit të furnizimit, sipas gazetës japoneze "Nikkei Asian Review”.

Kërkesa e Apple është pasojë e mosmarrëveshjes tregtare Kinë-SHBA, dhe madje edhe zgjidhja e këtij kontesti nuk do të çojë në ndryshime në vendimin e kompanisë, shkruan gazeta duke cituar burime të shumta.

Prodhuesi  i "iPhones" arriti në përfundimin se rreziqet e varësisë nga prodhimi në Kinë është shumë i madh.

Apple ka kërkuar nga furnizuesit e saj kryesorë Foxconn, Pegatron, Vistron, Compal Elektronic, kompania Lukshare-TIK dhe GERTEK për të vlerësuar mundësitë e biznesit jashtë Kinës.

Meksika, India, Vietnami, Indonezia, Malajzia, India dhe Vietnami janë në mesin e vendeve favorite për të vazhduar me prodhimin e telefonave të mençur, sipas "Nikkei", duke cituar burime të paidentifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat