Programi që iu mundëson ta detektoni nëse është ndërhyrë në fotografi me ‘Photoshop’ - Bota Sot
Programi që iu mundëson ta detektoni nëse është ndërhyrë në fotografi me ‘Photoshop’

Teknologji

Programi që iu mundëson ta detektoni nëse është ndërhyrë në fotografi me ‘Photoshop’

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:26
Ilustrim

Në vazhdën e shpërndarjes së fotografive të rreme dhe videove, Adobe ka vendosur ta bëjë një ndërhyrje me një program të ri.

Hulumtuesit nga kompania e softuerëve kompjuterik ‘Adobe’ kanë krijuar një aplikacion që do ndihmojë në detektimin e ndryshimeve që iu bëhen fotografive dhe videove me ‘Photoshop’.

Në një deklaratë për ‘The Verge’, gjiganti i softuerëve potencoi se nuk kanë ndonjë plan që ta kthejnë në përdorim komercial këtë produkt.

“Është vetëm njëri nga shumë përpjekjte e Adobe për të detektuar manipulimet e fotografive, audiove, videove dhe dokumenteve”, tha në lidhje me aplikacionin një zëdhënës i ‘Adobe’.

Hulumtimi është projektuar posaçërisht për të gjetur ndërhyrjet e bëra me mjetin ‘Liquify Tool’ të Photoshop-it, i cili zakonisht përdoret për të rregulluar formën e fytyrave dhe për t’i ndryshuar mimikat e fytyrës.

Ekipi hulumtues tha se puna ishte e para e këtij lloji, që përbën një “hap të rëndësishëm” drejt krijimit të mjeteve që mund të identifikojnë ndryshime komplekse duke përfshirë “manipulimet e trupit dhe redaktimet fotometrike siç është zbutja e lëkurës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...