‘Harry Potter: Wizards Unite’ një video-lojë e ngjashme me Pokemon Go

Teknologji

‘Harry Potter: Wizards Unite’ një video-lojë e ngjashme me Pokemon Go

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:37
‘Harry Potter: Wizards Unite’

Lojtarët që janë entuziastë të Harry Portter, do t’i gëzohen video-lojës së re, që është bazuar në filmin me magjistarë.

Nëpërmjet iOS apo Android, lojtarët do të shfrytëzojnë realitetin e augumentuar, që të kthejnë ambientin e tyre nga botën e magjishme të quajtur Muggle.

“Me magjinë në duart e tyre, ata do të shkojnë pas të fshehtës, duke iu ikur të ligës” është thënë në përgjithësi mbi Wizard Unite, që lansohet së shpejti.

Kjo lojë e zhvilluar nga krijuesit e Pokemon Go, është e ngjashme me këtë lojë dhe bëhet duke ndjekur personazhet e fshehura, për t’i grumbulluar në një listë. Në të njëjtën kohë, lojtarët do të ndiçen prej personazheve negative, të cilët duhet t’i shmangin.

Mirëpo, sistemi i video-lojës nuk është e nivelit aq të duhur, me dizajn të dobët, si dhe format që nuk është aq modern. Njohësit e lojërave elektronike, nuk e kanë vlerësuar sa duhet ‘Harry Potter: Wizard Unite’, duke kërkuar që të përmirësohet ana vizuale.

Thjeshtësimi i lojës, është një tjetër kërkesë, pasi ka shumë rekomandime, që konsiderohet se janë të tepërta dhe duhet të largohen, që loja të jetë më e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat