Bashkëthemeluesi i Facebookut: Kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Teknologji

Bashkëthemeluesi i Facebookut: Kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:50
Kriptovaluta Libra

Chris Hughes është bashkëthemeluesi i Facebookut, që në fillim të vitit kërkoi shpërbërjen e kompanisë, ndërsa tani ka dhënë alarmin për rrezikun që sjellë kjo kriptovalutë.

Në një intervistë për Financial Times, ai ka thënë se planet për Libra janë të frikshme, meqenëse i japin rrjetit social Facebook edhe më shumë fuqi dhe mundësi për dominim.

“Kjo kriptovalutë, do t’ju japë firmave fuqi të shtuar edhe sikur të ketë vetm sukses modest. Nëse rregullatorët monetar nuk veprojnë tani, në të ardhmen e afërt do të bëhet shumë vonë” ka thënë Hughes, që tani është në krye të Economic Security Project, një organizatë që merret me uljen e varfërisë.

Facebook po e zhvillon kriptovalutën Libra në një bayë në Zvicrës, së bashku me 27 firma investitorë, në mesin e të cilave edhe Mastercard, Paypal, Uber dhe Vodafone.

Sipas Hughes, Facebook dhe këta investitorë, do të vendosin se me cilat banka do të punojnë, caktojnë sistemet e pagesave dhe angazhojnë agjenci që zgjedhin vet, duke ngritur apo thyer kompani dhe tregje brenda një nate.

Derisa Facebook konsideron se Libra do t’i fuqizojë, Hughes pretendon se me këtë kriptovalutë shumë ekonomi do të destabilizohen dhe nuk do të kenë gjendjen e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat